Spostohet Kongresi i PS/ Pritet të zgjidhen strukturat organizative të partisë
Socialistët duket se e kanë zhvendos më 4 nëntor mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë, i parashikuar të zhvillohej rreth javës së 3-të të muajit tetor.
Burime nga PS-të, konfirmojnë për RTSH-në, se mbajtja e Kongresit është shtyrë në agjendën e aktiviteteve, duke i dhënë mundësi strukturava dhe të deleguarve, të vijojnë takimet në bazë me analizat gjithëpërfshirëse.
Asambleja Socialiste e 4 shtatorit solli ndryshime të sekretariateve të partisë, ku Sekretar Organizativ u caktua Ardian Çela; Sekretare e Programit Milva Ekonomi; Sekretariati i Burimeve Njerëzore Eduart Ndreca; Sekretariati i Gruas, Evis Kushi, Sekretariati Digjital dhe Rinisë, Etjen Xhafa; Sekretare e Mardhënieve me Jashtë Romina Kuko, ndërsa për çështje zgjedhore Eridian Salianji.
Më herët gjatë verës, kryesocialisti Edi Rama, mblodhi 2 herë asamblenë; më 26 Korrik dhe 4 Shtator; ku në këtë të fundit, komunikoi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke i argumentuar se ato do ti japin një energji të re qeverisjes, në mandatin e 3 –të të socialistëve.