Spostohet ndeshja Inter-Torino, parada me autobus do të bëhet të dielën

Pasi u vendos që parada e autobusit të hapur të shtyhej për në fundjavë, për shkak të motit të keq, Interi kërkoi nga Lega Calcio që ndeshjen kundër Torinos ta zhvillojë të dielën në orën 12:30, (dhe jo siç ishte programuar të shtunën në orën 15:00) dhe propozimi u pranua.

Ideja e klubit është që në fund të ndeshjes të mund të parakalojë nëpër rrugët e qytetit me autobus të hapur, për të festuar me të gjithë tifozët e pranishëm. Detajet e plota të itinerarit të autobusit janë ende për t’u përcaktuar, por në çdo rast duhet të fillojë nga stadiumi për të arritur në “Piazza Duomo”.

Përmbyllja e festimeve do të jetë me rastin e ndeshjes së fundit të Interit në shtëpi, ndaj Lacios, kur do të bëhet prezantimi i trofeut. Ndeshja është caktuar për fundjavën e 19 majit, por Serie A League ende nuk e ka shpallur zyrtarisht ditën dhe datën e ndeshjes. Në fund të ndeshjes, lojtarët do të parakalojnë në fushën e “San Siros” për të arritur në skenë, e cila do të vendoset në mesfushë dhe do të marrin trofeun.

Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve do të ketë një koncert të madh në San Siro. Në skenë do të ngjiten shumë fansa VIP, si Ligabue, Max Pezzali, Andrea Bocelli e shumë të tjerë. Pas koncertit lojtarët pritet të vazhdojnë festimet në një event në Castello Sforzesco.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.