Categories: LajmeSociale

Stacionet e urbanit/Qytetarët: Nuk kanë as strehëz që të mbrojnë nga shiu

Pjesa më e madhe e stacioneve të urbanëve janë pa strehëz. Në ditët me shi qytetarët u duhet të presin nën çadër, pasi këto në vendndalimet e urbanit ka vetëm një tabelë informuese. Qytetarët shkodranë thonë se kjo nuk është aspak normale. Institucionet duhet sa më parë të sistemojnë këto vendqëndrime të paktën me stol dhe strehëz. Krahas mungesës së stacioneve për drejtuesit e shërbimit urban në Shkodër, shqetësim mbeten vendqëndrimet e furgonëve të cilët bëhen pengesë për levizjen dhe pasagjerët. Furgonët e linjave ndërqytetase vijojnë të përshkojnë çdo cep të rrugëve duke mos patur një stacion dedikuar atyre. Për transportin urban e vetmja zgjidhje mbetet ndërtimi i terminalit të premtuar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit/Homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” në Shkodër

Në Shkodër është përkujtuar 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.Në nderim të kësaj…

2 hours ago

Kombëtarja e vajzave test miqësor/Vijojnë përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë

Kombëtarja e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të…

2 hours ago

Inertet në brigjet e Kirit/Banorët: Depozitimi i mbetjeve po dëmton shtratin e lumit

Kjo është situata aktuale pranë brigjeve të lumit Kir, në afërsi të fshatit Kuç, në…

2 hours ago

Fluksi në pikat kufitare/ Shqiptarët zgjedhin të festojnë jashtë vendit

Ndikuar edhe nga fundjava qytetarë të shumtë i janë drejtuar Malit të Zi për të…

2 hours ago

Arrestohet në Muriqan 30-vjeçari/Albion Durakoviç ishte në kërkim për përdhunim nga një gjykatë e Francës

Nga 29 korriku i këtij viti rezultonte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa këtë të premte u…

2 hours ago

Moti i keq përfshin Shqipërinë, ARRSH: Qarkullim pa probleme i mjeteve!

Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit…

3 hours ago

This website uses cookies.