stacioni roze
Nis të hënën në ekranin e RadioTelevizionit Shqiptar emisioni më i ri, “Stacioni Rozë“.
Ashtu si dhe emri i tij, ky format i ri do të ketë karakter rozë, pasi do të përfshijë lajme nga bota e spektaklit, të ftuarit në studio, si dhe intervistat ekskluzive me personazhe të njohur të botës së artit.
“Kemi për qëllim të sjellim lajmet më të fundit, të rejat, të zbulojmë sekrete rreth vip-ve. Gjithashtu do të kemi edhe të ftuar shumë personazhe ‘in’ të momentit të cilët do të na rrëfejnë për jetën e tyre personale dhe profesionale. Do të kemi të ftuar në panelin tonë ku do të diskutojnë rreth temave sociale, stilit të jetës, tabutë, pra do të ndezim disa debate,” tha moderatorja Krisa Çaushi.
“Stacioni rozë“ do të transmetohet nga e hëna në të premte nën moderimin e Çaushit.
”Do të japim sugjerime filmash dhe videot e ditës. Kemi menduar të rikthehemi pak në kohë, t’i bëjmë njerëzit nolstagjikë me këngët e vjetra. Është një fashë orari 12:30-13:00 që i përshtatet të gjitha grup moshave dhe qëllimi ynë është që të kënaqim teleshikuesit,” tha moderatorja.
Formati i ri , i cili është ideuar të zgjasë 30 minuta do të jetë i pasur me informacione, materiale të përgatitura nga bota e spektaklit dhe shumë surpriza, të cilat do të mund t’i zbuloni çdo ditë në ekranin e RTSH-së.
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
This website uses cookies.