“Stacioni rozë“ në RTSH/ Emisioni më i ri me lajme nga bota e spektaklit, çdo ditë në orën 12:30

862a60425d6b4a7884c4337b3b3422c3

862a60425d6b4a7884c4337b3b3422c3

Nis të hënën në ekranin e RadioTelevizionit Shqiptar emisioni më i ri, “Stacioni Rozë“.

Ashtu si dhe emri i tij, ky format i ri do të ketë karakter rozë, pasi do të përfshijë lajme nga bota e spektaklit, të ftuarit në studio, si dhe intervistat ekskluzive me personazhe të njohur të botës së artit.

Kemi për qëllim të sjellim lajmet më të fundit, të rejat, të zbulojmë sekrete rreth vip-ve. Gjithashtu do të kemi edhe të ftuar shumë personazhe ‘in’ të momentit të cilët do të na rrëfejnë për jetën e tyre personale dhe profesionale. Do të kemi të ftuar në panelin tonë ku do të diskutojnë rreth temave sociale, stilit të jetës, tabutë, pra do të ndezim disa debate,” tha moderatorja Krisa Çaushi.

“Stacioni rozë“ do të transmetohet nga e hëna në të premte nën moderimin e Çaushit.

Do të japim sugjerime filmash dhe videot e ditës. Kemi menduar të rikthehemi pak në kohë, t’i bëjmë njerëzit nolstagjikë me këngët e vjetra. Është një fashë orari 12:30-13:00 që i përshtatet të gjitha grup moshave dhe qëllimi ynë është që të kënaqim teleshikuesit,” tha moderatorja.

Formati i ri , i cili është ideuar të zgjasë 30 minuta do të jetë i pasur me informacione, materiale të përgatitura nga bota e spektaklit dhe shumë surpriza, të cilat do të mund t’i zbuloni çdo ditë në ekranin e RTSH-së.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.