Stadium dhe Pallat Sporti të ri – Kryebashkiaku Ndreu: Basketbolli model, po rritemi edhe në sportet e tjera
Prej kohësh është folur që stadium “Besëlidhja” do të prishet duke sjellë reagimin e tifozërisë lezhjane. Një gjë të tillë e konfirmon edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, por nga ana tjetër garanton ndërtimin e një stadiumi të ri, madje edhe Pallat Sporti të ri.
Për kryebashkiakun Ndreu, basketbollli është krenaria e Lezhës, por ndërkohë rritje të ndjeshme kanë edhe sportet e tjera.
Prononcimi i kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, u dha pas ndeshjes së basketbollit, Vllaznia-Besëlidhja, ku ai mbështeti skuadrën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” mes tifozëve lezhjanë në fitoren e arritur ndaj Vllaznisë, 84-95.