Standard&Poor’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, Meta: Do të sjellë në shumë investime të huaja

Ministri i Financave Ervin Mete ka vlerësuar raportin e Standard&Poor’s  për rritjen me një kategori për vlerësimin e Shqipërisë.

Mete thotë se raporti vlerëson përpjekjet e qeverisë shqiptare për sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, forcimin e financave publike dhe efektivitetin e politikave strukturore

“Sot kam kënaqësinë e veçantë të komunikoj me ju lajmin e mirë se Agjencia Ndërkombëtare “Standard & Poor’s” ka rritur me një kategori vlerësimin për Shqipërinë, duke e vlerësuar për herë të parë vendin tonë në kategorinë BB-. Ky vlerësim i S&P vjen gjashtë muaj pasi agjencia ndërkombëtare rishikoi në rritje perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive dhe është një vlerësim i përpjekjeve tona për sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, forcimin e financave publike dhe efektivitetin e politikave strukturore. Rritja e vlerësimit nga Standard & Poor’s merr një rëndësi edhe më të veçantë në kushtet e një situate sfiduese të ekonomisë globale, pasi një pjesë e konsiderueshme vendesh kanë patur rënie të vlerësimit nga agjencia ndërkombëtare.

Ky vlerësim nënvizon besimin në aftësinë tonë për të përballuar sfidat ekonomike, duke forcuar në të njëjtën kohë bazat financiare. Ai përbën një certifikim të strategjisë sonë të rritjes dhe praktikave të menaxhimit të financave publike”, tha Mete.

Ministri tha se vlerësimi  i Standard&Poor’s  forcon pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit. Rritja e vlerësimit për ministrin, përkthehet në investime të huaja më të larta.

“Theksoj se kalimi në një shkallë më të lartë vlerësimi zakonisht kërkon një kohë relativisht të gjatë për të krijuar bindjen që përmirësimet e ekonomisë së vendit janë të qëndrueshme. Vlerësimi forcon pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit. Tani vendi do të perceptohet më pozitivisht nga investitorët e huaj për të investuar në Shqipëri dhe kjo pritet të përkthehet në investime të huaja më të larta, si edhe kushte më të lehtësuara për huamarrjen e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare. Ky përmirësim pritet po ashtu të reflektohet dhe në tregun vendas, në kosto më të ulëta të financimit për bankat, bizneset dhe individët. 

Ngjitja me një kategori vlerësimi nga Standard & Poor’s konfirmon situatën e mirë që po kalon ekonomia e vendit, qëndrueshmërinë e financave publike dhe pritshmërinë pozitive për reformat e ndërmarra. S&P nënvizon se ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e rezistencës së fortë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjëshme”, tha Mete.

Mete shtoi se Shqipëria ka treguar në vijimësi aftësinë e saj për të përballuar goditjet dhe pavarësisisht këtyre sfidave, ekonomia është rritur me një mesatare mbresëlënëse prej 5.8% në vit gjatë tre viteve të fundit, duke përmirësuar njëkohësisht parametrat e financave publike.

Treguesit makroekonomikë janë përmirësuar ndjeshëm, papunësia është në nivelet më të ulëta historike, inflacioni është rikthyer në objektiv përpara pritshmërive, pozicioni i jashtëm është përmirësuar falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit, investimet e huaja direkte kanë arritur nivelet më të larta historike, ndërsa borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023.

Vlerësimi më i fundit i agjencisë ndërkombëtare nxit vendosmërinë tonë për të synuar një rritje më të lartë ekonomike dhe arritjen e objektivave ambicioze të zhvillimit, si dhe forcimin e mëtejshëm të financave publike. Avancimi në procesin e integrimit europian është një shtysë e rëndësishme për të  përshpejtuar ritmin e reformave dhe plani i rritjes i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, që shoqëron ndërmarrjen e reformave të rëndësishme, presim të shërbejë po ashtu si mbështetje solide në këtë drejtim”, tha Mete.

Në raportin më të fundit të publikuar më 22 Mars 2023, agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors” ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit. Ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e qëndrueshmërisë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjëshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.