Starmer shpall planin evropian me 4 pika për të arritur paqen dhe për të mbrojtur Ukrainën

Starmer shpall planin evropian

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, pas samitit në Londër ku liderët nga Evropa, Kanadaja dhe Turqia, u takuan për të diskutuar punën së bashku për sigurinë e Ukrainës dhe të kontinentit në tërësi, tha se “ne jemi në një udhëkryq në histori”. Ai shpalosi edhe 4 planet për këtë çështje:

  • Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe të tjerët, kanë rënë dakord të punojnë me Ukrainën në një plan për të ndaluar luftimet – ky plan do të diskutohet me SHBA-në dhe së bashku ata do ta çojnë planin përpara.
  • Gjatë samitit, u ra dakord për katër pika: të mbahet ndihma ushtarake që derdhet në Ukrainë, të ketë Kievin në tryezë për çdo bisedim paqeje, që liderët evropianë të synojnë të pengojnë çdo pushtim të ardhshëm rus në Ukrainë dhe do të formohet një “koalicion i të gatshmëve” për të mbrojtur Ukrainën dhe garantuar paqen atje.
  • Për më tepër, Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Ukrainës akses në 1.6 miliardë £ (2.01 miliardë dollarë) për të blerë raketa të reja
  • Evropa duhet të jetë një pshë e rëndë në çdo marrëveshje paqeje, tha Starmer, por marrëveshja do të kishte nevojë për mbështetjen e SHBA

Reagimet e liderëve pas samitit

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka postuar në X për të thënë “Evropa është zgjuar”, krahas një fotografie të liderëve në samitin më herët sot.

Tusk thotë se të pranishmit “të gjithë flasin me një zë për ndihmën ndaj Ukrainës, nevojën për bashkëpunim të ngushtë transatlantik dhe forcimin e kufirit lindor”.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka dhënë gjithashtu reagimin e saj dhe thotë “e vetmja gjë që absolutisht nuk mund ta përballojmë është një paqe [në Ukrainë] që nuk zgjat”.

Ajo vazhdon: “Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vlerësojmë atë që po propozohet, veçanërisht në përgjigje të kësaj pyetjeje kyçe: a mund të cenohet kjo paqe? Sepse, për fat të keq, ne e kemi parë këtë të ndodhë në të kaluarën.”

Edhe kancelari gjerman në largim Olaf Scholz, përmendi se të qenit “aleatë transatlantikë” në NATO mbetet “çelësi për sigurinë” në SHBA, Kanada dhe Evropë.

Ai thotë se aleanca është forcuar vitet e fundit “me anëtarë të rinj dhe shpenzime të mbrojtjes” dhe kjo është “rruga që do të vazhdojmë të ndjekim edhe në të ardhmen”.

Kryeministri holandez Dick Schoof, gjithashtu në X, përsërit se Evropa “duhet të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë për kontinentin tonë” dhe shtoi se “marrëdhëniet e mira transatlantike janë gjithashtu të domosdoshme”. BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.