Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, pas samitit në Londër ku liderët nga Evropa, Kanadaja dhe Turqia, u takuan për të diskutuar punën së bashku për sigurinë e Ukrainës dhe të kontinentit në tërësi, tha se “ne jemi në një udhëkryq në histori”. Ai shpalosi edhe 4 planet për këtë çështje:
Reagimet e liderëve pas samitit
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka postuar në X për të thënë “Evropa është zgjuar”, krahas një fotografie të liderëve në samitin më herët sot.
Tusk thotë se të pranishmit “të gjithë flasin me një zë për ndihmën ndaj Ukrainës, nevojën për bashkëpunim të ngushtë transatlantik dhe forcimin e kufirit lindor”.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka dhënë gjithashtu reagimin e saj dhe thotë “e vetmja gjë që absolutisht nuk mund ta përballojmë është një paqe [në Ukrainë] që nuk zgjat”.
Ajo vazhdon: “Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vlerësojmë atë që po propozohet, veçanërisht në përgjigje të kësaj pyetjeje kyçe: a mund të cenohet kjo paqe? Sepse, për fat të keq, ne e kemi parë këtë të ndodhë në të kaluarën.”
Edhe kancelari gjerman në largim Olaf Scholz, përmendi se të qenit “aleatë transatlantikë” në NATO mbetet “çelësi për sigurinë” në SHBA, Kanada dhe Evropë.
Ai thotë se aleanca është forcuar vitet e fundit “me anëtarë të rinj dhe shpenzime të mbrojtjes” dhe kjo është “rruga që do të vazhdojmë të ndjekim edhe në të ardhmen”.
Kryeministri holandez Dick Schoof, gjithashtu në X, përsërit se Evropa “duhet të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë për kontinentin tonë” dhe shtoi se “marrëdhëniet e mira transatlantike janë gjithashtu të domosdoshme”. BBC
Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë me një sërë aktivitetesh për të…
Për ditën e sotme (3 mars) mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të…
Çmimet e 95-ta të Academy Awards 2025 kanë qenë plot me intensitet emocional dhe momente…
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
This website uses cookies.