Bota

Starmer takon Melonin në Romë, Kryeministri britanik dhe homologia italiane diskutojnë çështjen e emigrantëve

Kryeministri britanik Keir Starmer  në takimin e parë zyrtar në Romë me homologen italiane Giorgia Meloni do të diskutojnë çështjen e migracionit të paligjshëm. Kryeministri laburist, që u zgjodh me një shumicë dërrmuese në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në korrik, është zotuar të luftojë migracionin e paligjshëm, një temë e nxehtë në politikën britanike prej vitesh.

“Këtu ka pasur një ulje dramatike të emigrantëve, kështu që unë dua të kuptoj se si ia dolët “, u shpreh Starmer nga Roma përpara takimit me homologen Meloni, ndërsa po vizitonte Qendrën kombëtare të koordinimit të migracionit me ministrin e brendshëm të Italisë, Matteo Piantedosi.

Mesditën e kësaj të hëne,  Starmer u prit me një ceremoni mirëseardhjeje nga kryeministrja Georgia Meloni, ndërsa mediat italiane raportojnë se pika kyçe e vizitës së tij në Romë është marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë e nënshkruar gati një vit më parë kryeministrat Rama dhe Meloni.

Vetë kryeministri britanik u shpreh më herët se ishte i interesuar të dinte se si funksiononte skema e dakordësuar mes Italisë dhe Shqipërisë për çështjen e emigrantëve. Starmer në këtë vizitë shoqërohet nga Martin Hewitt. Ai do të drejtojë komandën elitare policore, përgjegjëse për sigurinë kufitare në Mbretërinë e Bashkuar, krijimin e së cilës qeveria laburiste e njoftoi pak orë pas mbytjes së një anijeje me emigrantë në Kanalin anglez.

Tetë emigrantë humbën jetën të dielën pasi varka e tyre e tejmbushur u fundos në Kanalin midis Francës dhe Anglisë, duke e çuar në 46 numrin e njerëzve që kanë humbur jetën këtë vit, që përpiqen të arrijnë brigjet britanike. Ndërkohë udhëtimi i Starmer në Itali ka nxitur kritika, madje edhe brenda partisë së tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

7 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

7 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

7 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

8 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

8 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

10 hours ago

This website uses cookies.