Starova: Opozita po përgatitet dhe për zgjedhje të parakohshme
Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arjan Starova një prej propozuesve të Federatës së Bashkuar të Opozitës, duke analizuar situatën politike në vend thekson se tashmë opozita është e bashkuar dhe është gati për zgjedhjet e ardhshme.
Starova u shpreh në “Ekspres” që është i bindur që do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe për këtë Federata e Opozitës po i paraprinë angazhimit të saj duk u institucionalizuar si një trup i vetëm.
“Në takimi e parë të Federatës së Opozitës u parashtruan dy objektiva që kanë të bëjnë me ligjin zgjedhor sepse jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve, të cilat besoj shumë që do jenë dhe të parakohshme”, u shpreh Starova.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Nolian Lole se si do të funksionojë ky forum, Starova tha se këto çështje do të diskutohen hap pas hapi dhe takimet do të jenë më të shpeshta.
“Tashmë është fakt që opozita është e bashkuar. Është një opozitë e vetme që funksionon si Federatë e Opozitës apo e partive opozitarë dhe do përcaktohen mekanizmat, aksioni opozitar dhe objektivat”.
Sipas tij, pjesëmarrja e madhe dje në protestë përveç faktin që njerëzit janë të mërzitur tregon dhe se e prisnin këtë bashkim të grupimit politik opozitar.
“Në konceptim e bashkim të diversitetit , ashtu si dhe partitë politike që kanë me mendimi dhe vizione të ndryshme ashtu dhe dje kishte pjesëmarrje të ndryshëm të shoqërisë sonë në protestë”, tha ai.
Vendit i duhet një ndryshim madhor në politik, thekson përfaqësuesi i opozitës, dhe Shqipërisë i duhet një qeverisje tjetër.
“I gjithë ky koalicion ka një parti të rëndësishme që është Partia Demokratike, dhe e kam fjalën për atë që drejton sot Sali Berisha. Sepse shumica është një parim në demokraci dhe nuk vendoset me ligj fronti opozitar”.