basket meshkuj 23
Vllaznia në basketboll për femra ka regjistruar një fitore shumë të thellë për javën e dytë të Superligës së basketbollit, teksa mundi me 69 pikë diferencë ekipin e Barletit. Skuadra nga kryeqyteti nuk mundi të rezistojë përballë një Vllaznie shumë të mobilizuar, ku tekniku Bledar Gjeçaj ka arritur të gërshëtojë më së miri elementin me përvojë Dashja, Reshpja, Bokrina, Kryeziu, që janë edhe boshti i skuadrës me elementin e ri që po rritet me shumë sukses në gjirin e ekipit kuqeblu. 50 me 9 është rezultati i pjesës së parë, ndërkohë që e gjithë ndeshja mbyllet me rezultatin 88 me 19 që do të thotë fitore me 69 pikë diferencë.
Shqetësuese për trajnerin Gjeçaj është që të mos ketë largime titullaresh nga skuadra, sepse nëse ky grup do të vazhdojë të luajë bëshkë, beson se brenda dy viteve janë pretendente për kampion.
Pas dy fitoreve radhazi, Vllaznia e basketbollit femra kryeson kampionatin me 4 pikë të plota, po aq sa ka edhe Flamurtari i vendit të dytë.
Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…
Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…
Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…
Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…
Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…
Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…
This website uses cookies.