Starton emisioni “Gjermani 2024”/Nga mbrëmja e sotme emisioni do të zhvendoset në qendër të qytetit
Ka startuar mbrëmjen e kaluar emisioni sportiv “Gjermani 2024”, në RTSH Shkodra me drejtues gazetarin Gaspër Marku.
Gjatë këtij emisioni u diskutua për ndeshjen hapëse të kampionatit europian Gjermani -Skoci që përfundoi me rezultatin e thellë 5-1 për vendin oragnizator gjithashtu edhe për kombëtaren kuqezi.
Pjese e panelit ishin specialistët e futbollit Edmon Doçi, Ardit Mani si dhe specialist i gjykimit Mëhill Shkëmbi.
Ndersa nuk munguan lidhjet e drejtperdrejta sic ishte ajo me gazetaren Ani Camaj që pasqyroi atmosferen ne qender te qytetit të Shkodrës por edhe lidhjet nga Gjermania me gazetarjn Ervin Baku si dhe ish futbollistin e Vllaznise dhe te Kombetares Çlirim Basha.Nderkoh emisioni “Gjermani 2024 nga mbremja e sotme do te zhvendoset ne nje prej fan zonave në qender te qytetit ku pritet te kete edhe shume supriza.