Statistikat, çfarë duhet të dini për Siti-Liverpul

Siti Liverpul

Siti Liverpul

Mançester Siti dhe Liverpul ndeshet sot në 13:30 në një duel të madh, i cili pritet të jetë një spektakël i madh. Siti është i motivuar pasi  synon ta mposhtë Liverpulin në dy ndeshje radhazi të kampionatit për herë të parë që nga një seria e katër fitoreve radhazi midis vitit 1935 dhe 1937.

Ndërsa fitorja e vetme e Liverpulit në 14 ndeshjet e fundit të Premier Ligës në transfertë ndaj Sitit ka qenë ajo e mbyllur 4-1 në nëntor 2015, në sezonin e parë të Jyrgen Klopit në “Anfield” (5 barazime, 8 humbje).

Statistikat

  • Një fitore e 24-t radhazi në shtëpi në të gjitha kompeticionet për Mançester Sitin do të barazonte rekordin e vendosur nga një klub anglez, i cili mbahet nga Sandërlendi mes vitit 1890 dhe 1892.
  • Skuadra e fundit mike që shmangu humbjen në “Etihad” ishte fqinji i Liverpulit, Evertoni, në një barazim 1-1 më 31 dhjetor 2022.
  • Siti do të kërkojë të barazojë një rekord klubi, duke shënuar të paktën tre herë në gjashtë ndeshje radhazi të kampionati dhe kupave.
  • Erling Haland ka shënuar 49 gola në Premier Ligë. Ai ka luajtur vetëm 47 ndeshje në kampionat. Rekordi për arritjen e 50 golave në më pak ndeshje mbahet nga Endi Kol (65 ndeshje).
  • Haland i ka shënuar 19 nga 21 skuadrave me të cilat është përballur në Premier Ligë. Përjashtim bëjnë vetëm Liverpuli dhe Brentfordi, megjithëse ai ka shënuar kundër “reds”-ave në Kupën Karabao dhe me Red Bull Salcburgun në Champions.
  • “Reds”-at u mundën 2-1 në Totenhem në shtator, por kjo është humbja e tyre e vetme në 23 ndeshje të Premier Ligës (15 fitore, 7 barazime).
  • Liverpuli është pa fitore në tre ndeshjet e fundit jashtë dhe nuk ka arritur të mbajë portën e paprekur në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, duke pësuar gjithsej 12 gola.
  • Ata kanë fituar vetëm një pikë nga gjashtë ndeshjet e fundit në transfertë të kampionatit kundër kampionëve në fuqi, që kur mposhtën Çelsin në tetor 2015, për t’i dhënë Jyrgen Klopit fitoren e tij të parë në Premier Ligë.
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.