Statistikat kundër, Shqipëria vetëm një fitore përballë Suedisë
Pas sfidës me Kilin, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë ndaj Suedisë që do të luhet sot në orën 19:00 në Stokholm. Sa i përket përballjeve me përfaqësuesen nordike, kjo do të jetë hera e gjashtë që do të përballemi.
Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë sfiduar vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1 në vitin 2004.
Ndërsa sfidat e tjera kanë qenë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku Suedia ka fituar tre takime dhe një ndeshje është ndarë në barazim pa gola 0-0, në stadiumin “Qemal Stafa” në vitin 2008.