Categories: LajmeSport

Statistikat, Mbape me numra rekord për golat të shënuar

Me dy golat e shënuar në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, Kilian Mbape ka arritur në kuotën e 48 golave të shënuar në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Sulmuesi francez është vetëm 25 vjeç, por statistikat e rregjistruara në Champions League janë të një “veterani”.

Mbape tashmë është mes dhjetë golashënuesve më të mirë të historisë së kompeticionit. Kështu në ndeshjen me Barcelonën barazoi për gola të shënuar dy goleadorë si Shevçenko dhe Ibrahimoviç.

Mbape ka numra të rëndësishëm edhe sa u përket golave të shënuar në fazën me eliminim direkt. Kështu në 12 ndeshje ai ka shënuar 15 gola. Në këtë klasifikim ai ka kaluar Karim Benzema, i cili ka shënuar 14 gola në 34 ndeshje. Në këtë klasifikim special vendi i parë i përket Kristiano Ronaldos, i cili në 39 ndeshje ka shënuar plot 23 herë.

Golashënuesit më të mire të Champions-it:

  • K.MBAPÉ:             48 gola në 71 ndeshje
  • A.SHEVÇENKO:    48 gola në 100 ndeshje
  • Z.IBRAHIMOVIÇ:  48 gola në 124 ndeshje
  • T.HENRI:               50 gola në 112 ndeshje
  • T.MYLER:              54 gola në 149 ndeshje
  • VAN NISTELROI:  56 gola në 73 ndeshje
  • RAUL G.:               71 gola në 142 ndeshje
  • K.BENZEMA:         90 gola në 152 ndeshje
  • R.LEVANDOVSKI:  94 gola në 120 ndeshje
  • L.MESI:                  129 gola në 163 ndeshje
  • 1. K.RONALDO:     140 gola në 183 ndeshje

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Vengu: Partneriteti me SHBA, forcon kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale e globale

Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me…

3 hours ago

Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar…

4 hours ago

Rikthehet energjia elektrike pas ndërprerjeve masive në Spanjë dhe Portugali

Pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike që goditi Spanjën dhe Portugalinë, rikthimi i energjisë ka…

4 hours ago

65-vjetori i Televizionit Shqiptar, nderim për punën e qindra punonjësve, që rritën vlerat e medies publike

Televizioni Shqiptar kremton sot 65-vjetorin e fillimit të transmetimeve të tij, duke shënuar një gur…

4 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 29 prill 2025

Dashi Financiarisht, efekti i kombinuar i Saturnit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sugjeron…

4 hours ago

Parashikimi i motit, e martë, 29 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet…

4 hours ago