Stefan Çapaliku sjell “qyteti dhe letërsia”,autori sjell në librin e tij një shtrirje letrare të Shkodrës në shumë fusha
Në mesin e shumë adhuruesve të librit është promovuar libri “Qyteti dhe letërsia: ese” i autorit Stefan Çapaliku, në ambientet e Bibliotekës “Zoja e Shkodrës”.
Autori Çapaliku në këtë libër ka sjellë një shtrirje letrare të qytetit të Shkodrës këtu duke përfshirë arkitekturën, pikturën, fotografinë, humorin, zejet dhe gjithçka tjetër që e karakterizon qytetin e Shkodrës, këtu pa harruar edhe tre figurat kyqe të letërsisë shqipe të cilët ishin me prejardhje shkodrane si Gjergj Fishtën, Migjenin dhe Ernest Koliqin.
Libri është një mundësi edhe për të reflektuar mbi të ardhmen e qytetit në lidhje me kulturën dhe historinë.
Për vlerat e shkrimtarit Çapaliku dhe librit që sjell ai foli edhe Dom Vlash Palaj, nismëtari i krijimit të kësaj biblioteke.
Pak kohë më parë, autori Çapaliku prezantoi librin e tij edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.