Lajme

“Sterilizimi” dhe “Check Up-i” nesër afatin e fundit, opozita kërkon shtyrjen e punimeve: Të dëshmojë Rama

Komisioni Hetimor për “Sterilizimin” dhe “Check Up-in” përfundon afatin e punimeve ditën e nesërme (22 tetor), ndërsa shumë prej dëshmitarëve nuk kanë mundur të dëshmojnë.

Ka qenë pikërisht kjo çështje e cila është bërë objekt diskutimi e debati në mbledhjen e sotme të komisionit.

Opozita nga ana e saj ka kërkuar shtyrjen e punimeve të komisionit, deri në dëgjesat e të gjithë dëshmitarëve.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka dejlaruar se edhe Kryeministri Edi Rama duhet të dëshmojë në komisionin hetimor.

Vokshi akuzoi mazhorancën se nuk po zbaton ligjin dhe Kushtetutën dhe se po e kthen komisionin në han me dy porta.

Se bëjmë dot han me dy porta se kështu e doni ju. Nëse mendoni se do i kaloni përciptazi e keni gabim. Nuk arrij të imagjinoj se kemi arritur deri te kjo listë, kjo mungesë serioziteti në komision. E keni uzurpuar, por të paktën një anë formale mbahet. Sot është data 21, nesër si e keni menduar? Se po nuk u bë kërkesa sot, nuk mblidhet dot komisioni.

Nëse sot nuk merret vendim për shtyrje komisioni, nuk kalojnë dot nesër raportet. Ja i morët Ogertën, Albanën, Shkëlqim Cani, etj, po çfarë do bëni nesër? Se më 22 është afati i fundit.

Në këtë komision duhet të vijë Edi Rama. Opozita ka të drejtë të kërkojë çdo person që ka qenë i përfshirë në objektin e këtij komisioni hetimor. Opozita ka kërkuar të vijë Rama dhe s’mund të mbyllet komisioni pa ardhur Rama. Ju bëj thirrje tërhiquni. Ta fusim komisionin në hullitë e ligjshmërisë.

Interesi publik është më i madh se interesi politik. Doni të shpëtoni Ramën, Beqajn Të rishikojmë planin e mbetur, listën e dëshmitarëve, të bëj, më kërkesë për shtyrje të komisionit dhe të vijojmë si duhet. Votat i keni, pse ju duhet kryesimi e drejtimi. Të zbatojmë rregulloren. ligjin për funksionimin e komisioneve hetimore, Kushtetutën”, deklaroi Vokshi.

Nga ana e tij, zv.kryetari i komisionit Plarent Ndreca u shpreh se është opozita ajo e cila ka tentuar të pengojë punën e komisionit.

Nëse ka një palë në këtë sallë që ka tentuar të pengojë punën e komisionit, është pala juaj. Kemi detyrim të respektojmë afatet. Jeni ju që bazuar në vendime partiake, keni penguar punën e komisionit. Pavarësisht tendecave për të trysnuar komisionin, për të intimiduar, për të ndikuar në organe që janë jashtë Parlamentit, i kam të qarta.

Për shkak se jemi shumicë parlamentare dhe kemi përgjegjësinë për të respektuar Kushtetutën, kemi treguar durim maksimal”, deklaroi Ndreca.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

16 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

16 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

16 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

17 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

17 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

17 hours ago

This website uses cookies.