Komisioni Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi duket se ka dalë nga ngërçi në të cilin ndodhej që prej mbledhjeve të para në muajin mars.
Mazhoranca dhe opozita duket se kanë gjetur gjuhën e konsensusit duke i hapur rrugë punës normale të komisionit, duke miratuar planin dy javor të vizitave dhe planin javor të dëgjesave të dëshmitarëve.
Kryetarja e komisionit hetimor, Albana Vokshi bëri me dije se më 24 maj do të bëhet vizitë në Spitalin e Durrësit dhe më 28 maj do të bëhet vizita në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjatë fundjavës, do të kryhen vizitat në spitalin e Shkodrës, Lushnjes dhe Vlorës.
“Dua t’iu informoj se për të dalë nga ngërçi dhe për të nisur punën, komisioni sot ka dërguar kërkesat për informacion, janë dërguar sot të gjitha edhe ato të propozuara nga ekspertët e opozitës dhe shkresat për mbledhje faktesh nga ekspertët e mazhorancës. Janë dakordësuar shkresat. Është një pikë e parë e mirë e punës së komisionit.
Kemi diskutuar për vijimin e një plani vizitash, rishikimin e një plani të draftuar dhe propozuar nga ana e mazhorancës. Është dakordësuar që këtë javë dhe javën tjetër, do vijojmë me vizita në terren. Është propozuar plani i vizitave për dy javët në vijim. Propozohet që ditën e premte, këtë javë të bëhet një vizitë në Durrës në spitalin e Durrësit dhe më tej do vendosim për vizita në një apo dy qendra shëndetësore. Por e gjithë dita do fokusohet në Durrës për të verifikuar në terren pjesën e koncesionit të sterilizimit në spital dhe për të parë në terren si funksionon koncesioni i check-up.
Për javën e dytë ditën e martë, të bëhet një vizitë në spitalin e Traumës dhe po ashtu do diskutojmë nëse do vizitojmë në të njëjtën rrugë një qendër shëndetësore apo dhe një laborator.
Në fundjavën që vjen të shkojmë në Shkodër, në Lushnje e më pas në Vlorë në fundjavën që vjen. Për sa i përket operimit të dy koncesioneve. Në fund të javës që vjen shpresoj ti kemi ezauruar dhe javën tjetër nisim me dëgjesat”, tha Vokshi.
Ndërkohë në ditët e para të qershorit do të nisin thirrjet e dëshmitarëve. Të parët në radhë janë grupet e auditit të KLSH e më pas Nisma Thurje, e cila ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për kontratën e shërbimit të sterilizimit. Në vazhdim do të mbahen dëgjesa të tjera sipas listës së dëshmitarëve të miratuar në Planin Hetimor.
“Me kryesinë e vogël propozojmë që dëgjesat të fillojmë më 3 qershor. Sot dalin kërkesat për informacion, 7 ditë për të kthyer përgjigje, i lihet java ekspertëve e deputetëve të shohin shkresat që do vijnë dhe më 3 qershor nisim dëgjesat me anëtarët e grupeve të auditit të KLSH.
Dita e hënë do i lihet KLSH-së, ndërkohë që ditën e martë do ftojmë Nismën Thurje që është dhe kallëzuesi në SPAK. Do lëmë një orar pas mbledhjeve të komisioneve”, përfundoi Vokshi.
Mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur ende dakordësi për shtrirjen e periudhës së hetimit prej vitit 2009 e këtej. Kjo pikë e rendit të ditës u shty për një mbledhje tjetër.
Barazimi i Vllaznisë në transfertë me Egnatian 1-1, ndeshje kjo për llogari të javës së…
Vihet re që në Shkodër tashmë turizmi po fillon të shtrihet gjatë vitit, duke e…
Sezoni i dimrit sjell me veti edhe virozat e stinës si dhe gripin, ku shumë…
Drejtorja e zyrës vendore arsimore Shkodër, Brisela Kadja ishte e ftuara e parë e emisionit…
“Agro Fest” ka mbledhur në Gurin e Zi operator turistik, fermerë dhe banorë të zonës…
2 raste me brucelozë kanë rezultuar përgjatë këtij viti në qarkun Shkodër, për të cilat…
This website uses cookies.