Sterilizimi/ Gjykata e Posaçme lë në burg ish-zv.ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

Ka përfunduar seanca për të dyshuarit e koncesionit të sterilizimit. Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

SPAK e akuzon ish-zv.ministrin Rjepaj për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet për “mashtrim”.

Hetimet në lidhje me këtë koncesion kanë nisur që më 13 janar të vitit 2020.

Koncesioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale është konsideruar si një ndër shembujt më të kontestuar të bashkëpunimit publik-privat në sistemin shëndetësor, për nga hapat ligjorë të ndjekur, por edhe prej dyshimeve se nuk i ka arsyetuar kostot në buxhetin e shtetit.

Që prej 13 janarit 2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po procedon penalisht zyrtarë të lartë dhe drejtues për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, për “shkelje të barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, dhe për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”

Disa nga funksionarët e përfshirë në vendimmarrje i janë nënshtruar hetimit nga institucione si SPAK, mes tyre ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe ish-paraardhësi i saj, Shkëlqim Cani.

Urdhërarreste janë lëshuar edhe për zyrtarë të tjerë të nivelit zv.ministër e poshtë.

E njohur si kontrata “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, ajo u firmos në dhjetor të vitit 2016 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, dhe kompanisë koncesionare SaniService, për një afat 10-vjeçar.

Shërbimi llogaritej se do i kushtonte gjithsej 9.6 miliardë lekë buxhetit të shtetit dhe si ambient u vendos në dispozicion stacioni i sterilizimit në QSUT.

Kompania koncesionare ndahej mes disa aksionarëve nga Kosova dhe Italia, ku pala kosovare mbajti 40 për qind të aksioneve.

Në justifikimin e tij përballë prokurorë që nisën hetimet, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, në cilësinë e kryetarit të kohës te Komisioni për Vlerësimin e Ofertave, tha se rinovimi i instrumenteve kirurgjikale e tejkalonte me dyfish zërin që Ministria e Shëndetësisë kishte në dispozicion për investime, prandaj “Skema PPP është më e favorshme për shkak të investimit fillestar të madh, që nuk përballohet nga shteti si dhe për shkak të marrjes së riskut totalisht nga privati.”

Ish-ministri i Financave, gjatë një korrespondence me homologun Beqja, të hetuar nga prokurorët, ishte shprehur hezitues ndaj idesë dhe kishte kërkuar të argumentohej pse nuk po kryhej një prokurim i zakonshëm.

Me kalimin e viteve, edhe auditorët zbuluan se shpenzimet po i kalonin parashikimet e kontratës koncesionare dhe po bëheshin në kushte fiktiviteti.

Kështu raportoi Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2021.

“Gjithashtu nga përpunimi i të dhënave të administruara për vitin 2021 konstatohet se për të njëjtën ndërhyrje kirurgjikale, të realizuar në të njëjtin spital apo spital tjetër, faturimi kryhet sipas kompleksiteteve të ndryshme, dhe për pasojë çmime të ndryshme.

Në këtë kuadër, kanë rezultuar 21.174 raste, në të cilat është klasifikuar ndërhyrja kirurgjikale si kompleksiteti i mesëm dhe për të njëjtat ndërhyrje kirurgjikale, në disa raste është faturuar edhe si kompleksitet i lartë, si dhe janë 4.725 raste në të cilat është faturuar për kompleksitet të lartë, megjithëse të paktën një herë e njëjta ndërhyrje kirurgjikale është faturuar si kompleksitet i mesëm,” raportoi KLSH.

Në 2021-in, audituesit gjetën se buxheti i shtetit ishte faturuar për shërbime të pakryera.

Në 2018-ën, KLSH po ashtu raportoi se koncesionari faturoi rreth 17 milionë euro, nga afro 10 milion euro që ishin parashikuar në fillim të vitit.

Ndërkohë shërbimi para vitit 2015 ofrohej nga vetë spitalet shtetërore.

Partitë e opozitës në Shqipëri kanë kërkuar vënien para përgjegjësisë penale të zyrtarëve që e kanë miratuar marrëveshjen shtet-privat.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

52 mins ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

1 hour ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

1 hour ago

“Maratonomaku” Ramadani! Mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në EURO 2024

Ylber Ramadani është pa dyshim ‘’maratonomaku’ i skuadrës tonë kombëtare. Mesfushori kuqezi është një prej…

1 hour ago

Ronaldo lavdëron Yamal: Ka shumë talent dhe potencial, shpresoj të ketë edhe fat

Cristiano Ronaldo vazhdon t'i bëjë njerëzit të flasin për të dhe këtë e bën edhe…

1 hour ago

Futbolli modern është i mërzitshëm, Platini propozon të luhet me 10 lojtarë

Futbolli modern po bëhet gjithnjë e më i mërzitshëm. Por këtij problemi i jep zgjidhje…

1 hour ago

This website uses cookies.