Sterilizimi, ish-zv.ministri Rrjepaj lë qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin në Kuvend. Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka dhënë leje Rrjepajt për të lënë qelinë e paraburgimit, në mënyrë që të dëshmojë në Komisionin.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se po ashtu është kërkuar leje edhe për të marrë në pyetje ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por ende nuk i është dhënë një përgjigje nëse ai do të jetë i pranishëm fizikisht. 

SPAK e akuzon ish-zv.ministrin Rjepaj për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. 

Koncesioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale është konsideruar si një ndër shembujt më të kontestuar të bashkëpunimit publik-privat në sistemin shëndetësor, për nga hapat ligjorë të ndjekur, por edhe prej dyshimeve se nuk i ka arsyetuar kostot në buxhetin e shtetit.

Që prej 13 janarit 2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po procedon penalisht zyrtarë të lartë dhe drejtues për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, për “shkelje të barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, dhe për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”

E njohur si kontrata “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, ajo u firmos në dhjetor të vitit 2016 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, dhe kompanisë koncesionare SaniService, për një afat 10-vjeçar.

Shërbimi llogaritej se do i kushtonte gjithsej 9.6 miliardë lekë buxhetit të shtetit dhe si ambient u vendos në dispozicion stacioni i sterilizimit në QSUT. Me kalimin e viteve, edhe auditorët zbuluan se shpenzimet po i kalonin parashikimet e kontratës koncesionare dhe po bëheshin në kushte fiktiviteti.

Në 2021-in, audituesit gjetën se buxheti i shtetit ishte faturuar për shërbime të pakryera. Në 2018-ën, KLSH po ashtu raportoi se koncesionari faturoi rreth 17 milionë euro, nga afro 10 milion euro që ishin parashikuar në fillim të vitit. Ndërkohë shërbimi para vitit 2015 ofrohej nga vetë spitalet shtetërore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.