Lajme

“Sterilizimit” i përfundoi afati, Vokshi: Mazhoranca s’donte hetim, opozita do bëjë kallëzime

Kryetarja e Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, deputetja demokrate, Albana Vokshi, akuzoi mazhorancën se që kur miratoi ngritjen e këtij komisioni, mazhoranca e kishte skenarin e qartë për “pengimin e hetimit parlamentar”.

Teksa komisionit hetimor i mbaroi afati pa u pyetur të gjithë dëshmitarët dhe nga Konferenca e Kryetarëve nuk pati dakordësi për shtyrjen e afatit, Vokshi tha se opozita u pengua të bëjë punën e vet.

Deputetja demokrate shtoi se nga dëshmitë e kryera janë mbledhur shumë fakte e prova, që do të shërbejnë për kallëzimin në SPAK të personave të përfshirë në koncesionet e sterilizimit dhe check-up.

“Ne si opozitë kemi 10 vite që denoncojmë çdo ditë koncesionet në shëndetësi dhe kemi dëshmuar para organeve si persona në dijeni të këtyre aferave dhe kemi ndihmuar në zbardhjen e tyre. Kemi bërë betejat tona në parlament dhe me protestë për të ngritur komisionet hetimore që refuzoheshin nga mazhoranca. Kemi kërkuar ngritjen e 8 komisioneve hetimore por ato refuzoheshin me urdhër të Ramës. Pas betejës tonë arritëm të ngrinim komisionet për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi. Ne do kërkojmë hetimin e dhe të dy koncesioneve të tjera. Rama ka qenë dëshmitari i parë i kërkuar nga opozita, nuk bëmë kompromis, mazhoranca dëshmoi se nuk kishte vullnet për hetim parlamentar.

10 mbledhje të bojkotuara nga mazhoranca, se kishin marrë porosinë për të penguar hetimin parlamentar. Kanë tentuar të rrëmbejnë dhe drejtimin e komisionit hetimor, ku 80 % e deputetëve të opozitës u pezulluan për 40 ditë. Qëllimi ishte të minohej puna e komisionit parlamentar. Janë lejuar të dëshmojnë persona që nuk ishin fare në listën e dëshmitarëve. Mazhoranca u bë mburojë e këtij korrupsioni. Deputetët e opozitës e kanë kryer detyrën e tyre, kemi dëgjuar më dhjetëra dëshmitarë, kemi marr prova dhje fakte ndaj shkeljeve të përsëritura ligjore dhe do bëjmë kallëzime shtesë. Është krijuar një rrjet i tërë kompanish të lidhur me familjarët e tyre për të gllabëruara paratë publike duke vepruar si një grup i strukturuara kriminal.”, tha Vokshi.

Ajo akuzoi disa figura të mazhorancës, si nënkryetarin Plarent Ndreca dhe deputeten Milva Ekonomi, se janë në konflikt interesi prej lidhjeve me koncesionin e sterilizimit.

“Së pari Plarent Ndreca është në akuzë nga SPAK dhe ai drejtonte mazhorancën në komision në konflikt interesi. Ka qene edhe avokati i koncesionit të sterilizimit, Milva Ekonomi ka qenë pjesë e grupit të punës ku ka firmosur për Sterilizimin te kontrata financiare. Të dy në konflikt interesi”, tha Vokshi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti i keq përfshin edhe Lezhën – Era e fortë dëmton linjat elektrike, po punohet për rikthimin e energjisë

Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu ka përfshirë edhe rajonin e…

3 hours ago

Ndeshja Shqipëri-Çeki në “Air Albania”, rrugët që bllokohen nesër

Policia e Shtetit ka zhvilluar planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Çeki që do…

3 hours ago

Lezhë, prezantohet buxheti i Bashkisë për 2025 – Ndreu: Pjesa më madhe shkon për investime

21 miliard lekë do të jetë buxheti i Bashkisë Lezhë për 2025,  rreth 3 miliardë…

3 hours ago

Përkujtohet “16 nëntori 1990” – Dita e rikthimit të lirisë së besimit në vendin tonë me rihapjen e Xhamisë së Plumbit

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, gjatë faljes së xhumasë në xhaminë e Parrucës, riktheu…

3 hours ago

Propozimi për sallat funerale – Qytetarët: I drejtë, por duhet menduar zhvendosja e tyre në vende të përshtatshme

Prania e sallave mortore pranë qendrave urbane të banuara është ndër shqetësimet që Bashkia Shkodër…

4 hours ago

Dëmshpërblimi për ish- të përndjekurit – Drangu: Besojmë se është i mjaftueshëm , procesi të mos zvarritet

Kategoritë e ish-të përndjekurve politikë, ata që janë ende gjallë si dhe trashëgimtarët e tyre…

4 hours ago

This website uses cookies.