Aktualitet

Stërvitja “Austere Wolf-24”, Vengu: Të rrisim bashkëpunimin me aleatët

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi në ceremoninë hapëse të stërvitjes së përbashkët mes trupave shqiptarë dhe britanike “Austere Wolf-24” se misioni i Shqipërisë është forcimi i sigurisë dhe rritja e bashkëpunimit me aleatët.

Një mbrojtje moderne, u shpreh ministri Vengu, kërkon një infrastrukturë të fortë. Në këtë kuadër, ministri siguroi se Shqipëria po punon fuqimisht.

Një mbrojtje moderne kërkon një infrastrukturë të fortë, dhe të mirëmbajtur, dhe ne po punojmë fuqimisht në këtë aspekt. Misioni ynë është që të forcojmë sigurinë dhe duhet rritur bashkëpunimi me aleatët tanë”, u shpreh Vengu.

Ministri Vengu deklaroi më tej se stërvitjet si kjo e sotmja tregojnë angazhimin e Shqipërisë në përmirësimin e kapaciteteve të gatishmërisë operacionale dhe infrastrukturës.

Ai shtoi se vendndodhja gjeografike mes vendeve nuk është e afërt, por ajo bëhet e papërfillshme kur vjen puna për interesat e përbashkët strategjikë të NATO-s.

E në këtë kuadër, ministri u ndal te Korridori VIII, ku nënvizoi se Shqipëria tregon jo vetëm rritjen e aftësive ushtarake, por edhe kapacitetet e saj logjistike për operacionet aleate.

Kënaqësi t’iu përshëndes me rastin e kësaj stërvitje dhe të shohim forcat tona të ndërveprojnë me këtë intensitet. Angazhimi në këto stërvitje është një nevojë e të dyja forcave dhe një përgjigje ndaj realiteti të sigurisë në rajon.

Këto stërvitje tregojnë angazhimin tonë në përmirësimin e kapaciteteve gatishmërisë operacionale dhe infrastrukturës si parakusht për këtë gatishmëri. Vendndodhja gjeografike mes vendeve nuk është e afër, por ajo bëhet e papërfillshme kur vjen puna për interesa të përbashkëta strategjike të NATO. Prandaj Korridori VIII tregon jo vetëm rritjen e aftësive tona ushtarake por edhe rolin e Shqipërisë si një mënyrë logjistike për operacionet aleate. Në samitin e NATO-s, vendi ynë bashkë me Bullgarinë, Italinë dhe Maqedoninë e veriut ndërmorën një hap të rëndësishëm me qëllim lehtësimin e lëvizshmërisë ushtarake të trupave të NATO-s përgjatë korridorit VIII. Shqipëria konfirmon përkushtimin e plotë për të çuar para planet e zhvillimit infrastrukturore dhe këtu del në skenë infrastruktura portuale në Durrës dhe Durrës-Porto Romane, pjesë jetike për të hyrë ne korridorin VIII dhe pjesë jetike për një logjistikë dhe një lëvizshmëri operacionale të rrjedhshme në gjithë rajonin”, u shpreh ministri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

9 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

10 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

10 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

10 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

10 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

10 hours ago

This website uses cookies.