Stërvitjet e forcave amerikane, avionët luftarakë amerikanë mbi Bosnje

avionet luftarake amerikane mbi Bosnje

avionet luftarake amerikane mbi Bosnje

Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara (ShBA) do të kryejnë stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla, në pjesën veriore të Bosnjë e Hercegovinës pasditen e së hënës, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë.

Avionët luftarakë amerikanë do të fluturojnë mbi Bosnjë e Hercegovinë në prag të festimit të një feste antikushtetuese më 9 janar në entitetin e Republikës Sërpska.

Në njoftim thuhet se trajnimi dypalësh “tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës në vazhdën e aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejon”.

“Shtetet e Bashkuara theksojnë vazhdimisht se Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe se do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Ajo shtoi se Bosnja e Hercegovina është partnere kyçe e SHBA-së dhe se ato kanë synim të përbashkët në sigurimin e stabilitetit rajonal.

“Ky mision do të mbështetet nga avioni KC-135 Stratotanker, i cili do të sigurojë furnizim me karburant në ajër për avionët F-16 mbi territorin e entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë,” tha ajo.

Ky trajnim zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të Forcave të Armatosura Amerikane për shkëmbimin e taktikave, metodave dhe procedurave operacionale me Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës.

Deklarata gjithashtu thekson se njësitet e Forcave Ajrore të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën angazhohen rregullisht ushtarakisht me partnerët rajonalë me qëllim të ofrimit të trajnimit, përmirësimit të ndërveprimit dhe demonstrimit të një angazhimi të përbashkët për të njëjtat qëllime sigurie, transmeton REL. 

“Aeroplani amerikan do të kthehet në bazë menjëherë pas përfundimit të misionit. Aftësia për të vendosur shpejt, për të lokalizuar objektivin dhe për t’u kthyer në bazë tregon aftësinë e SHBA-së për të projektuar fuqi kudo në kohën më të shkurtër të mundshme dhe për të vepruar së bashku me aleatët dhe partnerët”, thuhet në njoftimin për mediat.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.