Stimulimi i turizmit kulturor – Takim për krijimin e një rrjeti të muzeve, në kuadër të projektit “Porta e Alpeve”

Bashkia Shkodër ka organizuar takimin e parë për vizionin e studimit të muzeve të Shkodrës.

Me prezencën e ekspertëve të huaj, por edhe njohësve të muzeve në Shkodër, ky takim i parë hap një nisëm të re për Shkodrën në krijimin e një rrjeti  në funksion të hartimit të një dokumenti të rëndësishëm për të përcaktuar objektivat e turizmit kulturor në Shkodër.

Studimi do të hartohet sipas udhëzimeve të dakordësuara nga Bashkimi Europian, metodologji që përdoret nga qytetet europiane për hartimin e studimeve të tilla.

Në takimin e parë janë hedhur diskutime konkrete për këtë inisiative të parë që po zhvillon Bashkia Shkodër për hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm, që do të pasohet më pas me investime konkrete.

Ky dokument do të hartohet në kuadër të projektit “Porta e Alpeve”,  që financohet nga Banka Europiane e Investimeve, Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.