Stina e gështenjave të Reçit / Rritet sasia por edhe çmimi, shkon në 500 lekë kg
Që në orët e para të mëngjesit Xhevahir Ndrecaj është në pritje të vizitorëve të cilët zgjedhin këto ditë me diell për ti kaluar në Reç të Malësisë së Madhe. Arsyeja është shitja e gështenjave. Xhevahiri thotë se çdo ditë nga mëngjesi e deri në mbrëmje vonë pjek dhe shet gështenja!
Ndryshe nga kulturat e tjera, gështenjat kanë patur prodhim të kënaqshëm. Ndikim ka patur edhe spërkatja e tyre kundër grerëzes
Duke qënë se është fillimi i daljes së gështenjave në treg, cmimi i shitjes është i lartë. 500 lekë kilogrami, ndërsa të pjekura ky cmim dyfishohët, kjo edhe në varësi të cilësisë së gështenjës
Xhevahiri thotë se të ardhurat e familjes varen nga prodhimet e vjeshtës! Tetor- nëntor i dedikohen gështenjave.