Në Shqipëri, shumica e manaferrave rriten në gjendje të egër në natyrë, por kërkesa e lartë në tregje ka shërbyer si shtysë për rritjen e tyre në ferma bujqësore.
Rritja e manaferrës është kthyer në një investim të zgjuar dhe interesi për kultivimin e këtij fruti është mjaft i lartë.
Disa ferma shqiptare, nga Divjaka në Devoll, kanë filluar kultivimin e manaferrave duke shfrytëzuar eksperienca të ngjashme në Itali dhe shërbejnë si fillesa të mbjelljes së manaferrave në vend.
E vërteta është manaferra në fakt nuk është vetëm një frut.
Çdo manaferrë ka në vetvete 80 – 100 kokrra të vogla të sistemuara në formë rrethore.
Manaferrat kanë një shije të ëmbël dhe pak të thartë që i bën ato perfekte për t’u kombinuar me sallatat apo lëngjet e plota të frutave.
Ato mund të konsumohen me fruta, salca apo edhe me produktet e mishit.
Manaferrat mund të shijohen edhe veçmas (pa e tepruar) ose me ëmbëlsira.
Mjafton ta lani dhe ta ruani në një enë qelqi hermetike në frigorifer.
Në këtë mënyrë ajo do të zgjasë për disa muaj me rradhë.
Manaferrat plot lëng janë një nga frutat më popullore të verës.
Kur kanë një ngjyrë të errët kjo tregon se manaferrat kanë në përmbajtjen e tyre shumë antioksidantë.
Kjo substancë ndihmon për të mposhtur plakjen, tumoret dhe sëmundje të tjera.
Ky frut nuk ka asgjë mangut sa i përket vlerave shëndetësore.
Eshtë e pasur me vitamin A, E, K dhe B, me fibër, antioksidantë dhe flavonoidë që garantojnë një shëndet të mirë.
Megjithatë që të përfitoni këto vlera mos harroni që manaferrat duhet të konsumohen në gjëndjen e tyre natyrale ndonëse edhe ngrirja i ruan vlerat.
Manaferrat janë të pasura me bioflavonoidë dhe vitaminë C . Një filxhan me manaferra përmban 62 kalori.
Manaferrat na ndihmojnë edhe në ruajtjen e një paraqitje më të re të lëkurës.
Konsumimi për një kohë të gjatë i manaferrave e mban trurin në formë e rrjedhimisht ne jemi të qartë në mendime dhe kemi një kujtesë të mirë.
Manaferra ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit intestinal dhe çliron nga hemorroidet.
Edhe gjethet e manaferrave kanë gjetur përdorim të gjërë për të trajtuar inflamacionin në mishrat e dhëmbëve por edhe fytin e lënduar.
Tanina të cilën e përmendëm më lart, që gjendet edhe tek gjethet është mjaft efektive për higjenën orale.
Gjethet mund të bëhen çaj si çajrat e tjerë bimorë.
Shijen e gjetheve mund të mos e pëlqejnë të gjithë sepse është pak e hidhur ndaj mund të shtoni mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë.
Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…
Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…
Një lajm i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…
‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit Vincent van Gogh, që mbeti…
Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…
Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…
This website uses cookies.