Categories: LajmeRajoni

Stoltenberg: Ballkani në situatë të brishtë. Trupat shtesë sigurojnë stabilitetin në Kosovë

Ballkani Perëndimor është me rëndësi të madhe strategjike për NATO-n, deklaroi të premten shefi i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës u takua ditën me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq (o. Spajic), për të folur mbi zotimet euroatlantike të vendit dhe gatishmërinë e NATO-s për të ndihmuar Podgoricën në sfidat ushtarake.

Megjithëse ka prezencë të konsiderueshme në rajon, Stoltenberg veçoi në konferencën e përbashkët tentativat për ta destabilizuar atë. Kosova ishte kryefjalë në këtë pikë.

Shpërthimet e dhunës të vitit të kaluar ishin të papranueshme. Prandaj reaguam me shpejtësi duke sjellë 1 mijë trupa shtesë dhe armatime të rënda, që KFOR-i të përmbushë mandatin e OKB-së. Ky ishte mesazhi kryesor që dhashë kur vizitova Kosovën vjeshtën e shkuar dhe jemi duke vlerësuar vazhdimisht nevojat, për ta konfiguruar më tej prezencën tonë. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit është e vetmja mënyrë për një zgjidhje afatgjatë,” u shpreh z. Stoltenberg.

Kryeministri Spajiq shtoi se situata e qetë në Kosovë është edhe në interesin e Malit të Zi.

Ne jemi rrethuar nga vende të Ballkanit Perëndimor dhe është në interesin tonë kombëtar që BP-ja të jetë i paqmë, i begatë, pa u ndikuar keq nga jashtë dhe duke pasur mundësinë të bëhet pjesë e vërtetë e NATO-s, Europës, BE-së dhe organizatave të tjera demokratike, të cilat po e ndihmojnë rajonin të bëjë përpara në kuptimin e ekonomisë dhe demokracisë,” deklaroi kryeministri i Malit të Zi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

9 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

9 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

10 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

10 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

11 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

11 hours ago

This website uses cookies.