Stoltenberg: Kosova e sigurt, çelësi i stabilitetit rajonal

Stoltenberg

Stoltenberg

Për të siguruar gjithë rajonin është e domosdoshme të sigurohet stabiliteti në Kosovës, ka thënë Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Në njw dalje pwr median për fund të vitit, ku ka falënderuar të gjithë ushtarët e aleancës veri-atlantike që janë të shpërndarë gjithandej botës për të ofruar siguri, ai ka folur për sfidat globale të kësaj kohe duke përmendur Ballkanin si një nga to.

“Muajin e fundit kam takuar trupat e KFOR-it në veri të Kosovës”, tha Stoltenberg, për të vazhduar fjalimin duke bërë të qartë se “ndihma për të mbajtur ambient të sigurt dhe të qetë në Kosovë është çelësi për stabilitetin edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

“Jetojmë në një botë më të rrezikshme”, e tha prerazi politikani norvegjez që udhëheqë me politikat e NATO-s gjatë adresimit në platformën “X”.

“Ka një luftë që po vazhdon në Evropë. Një luftë të re në Lindje të Mesme, tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten. Brutaliteti i terrorizimit mbetet dhe ndryshimet klimatike po sjellin konflikte”, numëroi situatat Stoltenberg.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.