Categories: LajmePolitikëRajoni

Stoltenberg: NATO do të sigurojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të Aleancës së Atlantikut do të diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmendi tensionet dhe retorikën nxitëse në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe incidentet e dhunës në Kosovë, përfshirë edhe sulmin në Banjskë.

NATO do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbajtur ose për të siguruar stabilitetin në rajon, sepse kjo është e rëndësishme, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të tërë Evropën”, porositi Stoltenberg, duke premtuar se aleatët po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ulur tensionet.

Në takimin dyditor që mbahet sot dhe nesër (28 dhe 29 nëntor), ministrat e Aleancës së Atlantikut të Veriut do të shqyrtojnë  mundësinë që shtimi i numrit të ushtarëve të bëhet afatgjatë, kjo për shkak të sulmit në Banjskë.

Gjithashtu pritet që ministrat e NATO-s të shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së kapaciteteve ushtarake për pjesëtarët e KFOR-it.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

18 minutes ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

22 minutes ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

25 minutes ago

PSG-Arsenal i besohet Feliks Zvajer, precedentët me të dy klubet

UEFA ka vendosur se kush do të jetë arbitri i ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe…

30 minutes ago

Zgjedhja e Papës së ri, 133 kardinalë mblidhen në Vatikan për konklavë

133 kardinalë të moshës mesatare 70 vjeç, dhe shumë prej të cilëve të zgjedhur nga…

31 minutes ago

Kosovë- LDK refuzon koalicionin qeverisës me Albin Kurtin, Abdixhiku propozon qeveri tranzitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka refuzuar ofertën e Albin Kurtit për koalicion…

36 minutes ago