Stoltenberg nga Serbia: Autorët e sulmit në veri të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë
![Stoltenberg nga Serbia](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/Stoltenberg-nga-Serbia.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Stoltenberg nga Serbia
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar nga Serbia, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, se autorët e sulmit në veri të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit me Presidentin Aleksandër Vuçiq, ai i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të vazhdojnë dialogun, sepse, siç theksoi, kjo është e vetmja rrugë drejt paqes.
“Ne diskutuam gjithashtu tensionet në veri të Kosovës dhe rëndësinë e misionit paqeruajtës të KFOR-it, i cili garanton sigurinë për dy dekada dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë të paanshme brenda mandatit. Anëtarët e KFOR-it pësuan sulme, pamë trazirat në shtator, autorët duhet të sillen para drejtësisë”, tha Stoltenberg.
Ai shtoi se KFOR-i ka dislokuar 2000 ushtarë në veri të Kosovës, që është përforcimi më i madh.