Stoltenberg paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për 10 vite të tjera luftë në Ukrainë

Evropa duhet të përgatitet për të paktën 10 vjet luftë në Ukrainë, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në largim, Jens Stoltenberg.

Ai tha se “paradoksi” i luftës në Ukrainë është se sa më shumë aleanca ushtarake perëndimore të angazhohet për luftën, aq më shpejt do të arrihet një zgjidhje.

Stoltenberg, i cili përfundon mandatin e tij 10-vjeçar si sekretar i përgjithshëm në tetor, u kërkoi anëtarëve europianë të NATO-s të rrisin angazhimet e tyre, mes frikës se burimet amerikane mund të shkurtohen, apo edhe të ndalohen, nëse Donald Trump fiton një mandat të dytë si president i SHBA në nëntor.

NATO ka njoftuar se një njësi komanduese për të koordinuar mbështetjen për Ukrainën do të operojë në Gjermani nga shtatori. “Kjo do të ofrojë më shumë parashikueshmëri, llogaridhënie dhe mbështetje dhe gjithashtu do të demonstrojë angazhimin tonë të vazhdueshëm për të mbështetur Ukrainën. Koha për t’u ngritur për lirinë dhe demokracinë është tani, dhe vendi është Ukraina,” tha Stoltenberg.

Komentet e Stoltenberg vijnë pasi Gjermania njoftoi planet për të përgjysmuar ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, nga 8 miliardë euro në rreth 4 miliardë euro. Ministri i Financave, Christian Lindner tha se financimi i Ukrainës është “i sigurt për të ardhmen e parashikueshme” për shkak të një plani të G7 për të mbledhur 50 miliardë dollarë nga interesat mbi asetet e ngrira ruse.

I pyetur nëse një mandat i dytë i Trump mund të nënkuptojë financim më të ulët për NATO-n, Stoltenberg tha: “Gjëja e duhur për të bërë pavarësisht se çfarë mendoni për angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s është të investojmë më shumë në mbrojtjen tonë. Para së gjithash, rrit gjasat që SHBA të mbeten një aleat i fortë. Së dyti, nëse ndodh diçka vërtet e keqe, atëherë është mirë të kemi aftësi më të forta mbrojtëse evropiane dhe kanadeze”./ CNN.gr

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.