Stoltenberg: Vdekja e Navalnit, sinjal për të mbështetur më shumë Ukrainën
“Unë besoj fuqishëm se mënyra më e mirë për ta nderuar kujtimin e Alexei Navalnit është të sigurohemi se presidenti rus Volodimir Putin nuk fiton në fushëbetejë, por që Ukraina të triumfojë”, kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë.
Për Stoltenberg, vdekja e politikanit opozitar rus, Alexei Navalni, si dhe përfitimet e para të Rusisë në fushëbetejë pas shumë muajve, tregon se aleatët duhet t’i kushtojnë vëmendje nevojës urgjente për ta mbështetur Ukrainën. Vdekja në mënyrë të dyshimtë e Navalnit, nuk duhet të lërë presidentitn e Rusisë, Vladimir Putin, pa u kontrolluar, thekson ai.
Stoltenberg përsëriti se të gjithë aleatët e Ukrainës duan që avionët luftarakë të jenë në dorën e saj sa më shpejt që është e mundur, por shtoi se ndikimi i tyre do të jetë më i fortë nëse pilotët janë të trajnuar mirë dhe nëse ekuipazhi dhe personeli mbështetës i tyre janë të përgatitur mirë.
“Pra, mendoj se ne duhet t’i dëgjojmë ekspertët ushtarakë se kur saktësisht do të jemi ne të gatshëm, apo se kur aleatët do të jenë të gatshëm të fillojnë t’ia dërgojnë Ukrainës avionët F-16, sa më parë, aq më mirë”, theksoi ai.
Ukraina vazhdimisht ka kërkuar avionë luftarakë F-16, të prodhuar nga SHBA-ja, për ta luftuar superioritetin rus në ajër. Shtetet e Bashkuara i dhanë leje në gusht Danimarkës dhe Holandës për t’i dërguar Ukrainës avionë luftarakë F-16 sapo pilotët ukrainas ta mbarojnë trajnimin.
Por, njëkohësisht, lufta në Ukrainë është luftë prej agresori, nënvizoi ai, dhe Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet, përfshirë duke i goditur caqet ushtarake ruse jashtë Ukrainës.