Categories: BotaLajme

Stoltenberg: Vdekja e Navalnit, sinjal për të mbështetur më shumë Ukrainën

Unë besoj fuqishëm se mënyra më e mirë për ta nderuar kujtimin e Alexei Navalnit është të sigurohemi se presidenti rus Volodimir Putin nuk fiton në fushëbetejë, por që Ukraina të triumfojë”, kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë.

Për Stoltenberg, vdekja e politikanit opozitar rus, Alexei Navalni, si dhe përfitimet e para të Rusisë në fushëbetejë pas shumë muajve, tregon se aleatët duhet t’i kushtojnë vëmendje nevojës urgjente për ta mbështetur Ukrainën. Vdekja në mënyrë të dyshimtë e Navalnit, nuk duhet të lërë presidentitn e Rusisë, Vladimir Putin, pa u kontrolluar, thekson ai.

Stoltenberg përsëriti se të gjithë aleatët e Ukrainës duan që avionët luftarakë të jenë në dorën e saj sa më shpejt që është e mundur, por shtoi se ndikimi i tyre do të jetë më i fortë nëse pilotët janë të trajnuar mirë dhe nëse ekuipazhi dhe personeli mbështetës i tyre janë të përgatitur mirë.

“Pra, mendoj se ne duhet t’i dëgjojmë ekspertët ushtarakë se kur saktësisht do të jemi ne të gatshëm, apo se kur aleatët do të jenë të gatshëm të fillojnë t’ia dërgojnë Ukrainës avionët F-16, sa më parë, aq më mirë”, theksoi ai.

Ukraina vazhdimisht ka kërkuar avionë luftarakë F-16, të prodhuar nga SHBA-ja, për ta luftuar superioritetin rus në ajër. Shtetet e Bashkuara i dhanë leje në gusht Danimarkës dhe Holandës për t’i dërguar Ukrainës avionë luftarakë F-16 sapo pilotët ukrainas ta mbarojnë trajnimin.

Por, njëkohësisht, lufta në Ukrainë është luftë prej agresori, nënvizoi ai, dhe Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet, përfshirë duke i goditur caqet ushtarake ruse jashtë Ukrainës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…

14 hours ago

Vendstrehimi i Isa Boletinit – Vizitë nga pasardhësit në kullën e hoxhë Ibrahim Dollapit

Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…

15 hours ago

80% e popullatës e prekur nga helikobakteri – Mjekët: Është i vështirë në trajtim

Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…

15 hours ago

“Studim për muzikologjinë psikoanalitike” – Libri është kontribut shkencor dhe artistik i muzikologut Qamil Gjyrezi

Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…

15 hours ago

Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit

Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…

15 hours ago

Berisha kërkon shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”, “Kushtetuesja” e shqyrton më 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…

16 hours ago

This website uses cookies.