Strategji e re në mbështetje të studentëve të ekselencës

UPT

UPT

Një strategjie e re do të zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve për të mbështetur studentët e ekselencës nëpërmjet rritjes se financimit përmes grandeve.

Sipas Ministres Ogerta Manastirli “Duhet të jetë një strategji e cila të ketë fazat e saj të implementimit duke filluar nga 2024 si faza ku ju do të testoni në kapacitet të plotë të gjithë aspektet që i përkasin financimit mbi bazën e grantit të mësimdhënies dhe më tej do të keni mundësi që të aplikoni dhe programin e kredive studentore ndaj duhet që të jeni jo vetëm efektiv por edhe shumë të qartë në kohët e zbatimit të programeve të rëndësishme të cilat më pas lehtësojnë studentët në funksion të kredive që mbulohen nga shteti në raport me kreditë e buta që jepen për studime”.

Ministrja Ogerta Manastirliu theksoi se fokusi do të jetë angazhimi i studentëve në kërkimin shkencor si dhe ne mbështetjen e vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve akademike në drejtim të shkencës së aplikuar.
“Duam të kemi një skemë të mirfilltë të mbështetjes së programeve prioritare duke patur kritere dhe duke ndërtuar strategji e cila të na japi një panoramë të qartë të nevojës që kemi për programet prioritare,mbështetje nëpërmjet bursave të cilat ne i japim për studnetët ekselentë dhe për studentët të cilët zgjedhin programet prioritare” tha zonja Manastirliu. 

Studentët që do të përzgjedhin për të studiuar degët prioritare do të vazhdojnë të mbeshteten me bursa sipas kuadrit ligjor në fuqi. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.