Strategjia e re 2024-2030, Kumbaro: Do ngremë sistem elektronik të statistikave në turizëm

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka ndarë pamje nga takimi i Këshillit Ndërinstitucional i Statistikave në Turizëm në lidhje me strategjinë e re 2024-2030.
Ministrja ka deklaruar se ngritja e sistemit elektronik të statistikave në turizëm është një kantier i madh pune që do të mundësojë të dhëna të përditësuara dhe të aksesueshme në çdo kohë.
“Shumë i frytshëm takimi i radhës i Këshillit Ndërinstitucional të Statistikave në Turizëm ku bashkë me kolegë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, INSTAT, Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave po përparojmë në punën e përbashkët për ndërtimin e një sistemi të unifikuar ndërkombëtar i quajtur “Tourism Satellite Account”, sipas standardit të Organizatës Botërore të Turizmit
Bashkë me Strategjinë e Re të Turizmit 2024-2030, ngritja e sistemit elektronik të statistikave në turizëm është një kantier i madh pune që do të mundësojë të dhëna të përditësuara dhe të aksesueshme në çdo kohë’, shkruan Kumbaro në rrjetin social Facebook.