Categories: LajmePolitikë

Strategjia e re kundër korrupsionit 2024–2030, do zbatohet në institucionet vendore

30 institucioneve shtetërore iu prezantua drafti për Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024–2030, duke çelur kështu sipas ministres së Shtetit, Adea Pirdeni, konsultimet publike që do të vijojnë me grupe të ndryshme.

Kjo strategji është e strukturuar në tri qëllime të mëdha politike: çështjet që kanë të bëjnë më së shumti me parandalimin e korrupsionit. Nëse shikoni, pjesa më e madhe e objektivave specifikë të kësaj strategjike, përkatësisht 9 objektiva, përfshihet te qasja parandaluese pikërisht për të theksuar edhe një herë që nevoja e këtij dokumenti është qasja sistemike te parandalimi i korrupsionit,” deklaroi ministrja Pirdeni.

Me  fokus  sektorët vulnerabël ndaj korrupsionit, përfshirë shëndetësinë, tatimet, doganat dhe arsimin, strategjia synon të ofrojë një kuadër të përmirësuar ndjeshëm të koordinimit të gjithë institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit.

Kemi parë gjithashtu se gjatë kësaj periudhe kohore, të gjitha ankesat, denoncimet, fokusohen në këto fusha, të cilat janë më të ndjeshme jo vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset. Fokusi i kësaj strategjie është të dedikojë vëmendje të veçantë tv gjithë sektorëve që konsiderohen vulnerabël për korrupsion në Shqipëri,” u shpreh ministrja, duke u ndalur edhe në problematikat e sfidat për të cilat janë propozuar masa, mjete dhe metoda luftimi të korrupsionit në vend.

Diskutimet e hapura për Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024–2030 do të vijnë edhe përgjatë kësaj jave me përfaqësues të bizneseve dhe me dhomat e tregtisë, me përfaqësues të medies, shoqërisë civile dhe akademikë, si dhe do të ketë diskutime me përfaqësues të vetëqeverisjes vendore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

12 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

12 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

13 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

13 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

13 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

13 hours ago

This website uses cookies.