Strategjia kombëtare e agroturizmit, synohet punësimit cilësor i të rinjve dhe fuqizimi i produkteve tradicional
Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim “Strategjine Kombëtare te Zhvillimit të Agroturizmit”.
Ky dokument synon të mbështesë zhvillimin e agroturizmit përmes zbatimit të një qasjeje të bujqësisë shumëfunksionale duke siguruar një ndikim pozitiv në mirëqenien e komunitetit rural.
Gjithashtu, ajo propozon që të kontribuojë në zhvillimin e proceseve bujqësore, që mund të ofrojnë produkte cilësore dhe të sigurta, duke ruajtur traditën dhe biodiversitetin e territorit, si dhe duke shmangur shpërdorimin e ushqimit.
Në objektivat kryesore parashikohet rritja e numrit të agroturizmeve të certifikuar, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe i veprimtarive pritëse, rritja e aksesit në dixhitalizim dhe lehtësimi i bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrësve dhe aktorëve në sektorët e bujqësisë dhe turizmit.
Strategjia vendos gjithashtu nje fokus te vecante ne nxitjen e barazisë gjinore, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.
Sa i përkte sektorit strategjia konstaton mangësi të të dhënave të agreguara për të llogaritur ndikimin tërësore në aspektin e te ardhurave në sektor dhe në ekonominë kombëtare.
Pavarasisht kesaj, dokumenti vjen me disa projeksione deri ne 2027 ku vleresohet se xhiroja mesatare aktuale e një subjekti agroturistik perllogaritet ne rreth 142,000 euro në vit.
Krahasuar me objektivin e pasjes së 100 subjekteve të certifikuara të agroturizmit deri në vitin 2027 qeveria parashikon se do të kemi një ndikim në vlerën 14,2 milionë euro.