Strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit, Gonzato: Efektiviteti do përcaktohet nga cilësia e zbatimit

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në fjalën e tij gjatë prezantimit të strategjisë ndërsektoriale kundër korrupsionit 2024-2030, vuri theksin te efektiviteti i kësaj strategjie. Ai u shpreh se nevojiten ndryshime reale në luftën kundër korrupsionit dhe sipas tij, efektiviteti i kësaj strategjie do përcaktohet nga cilësia e zbatimit.

Ambasadori shtoi se duhet shkuar përtej hetimeve administrative. Ai theksoi se nevojiten ndryshime të matshme, kryesisht në sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit.

Raporti për Shqipërinë nga KE, përgëzon arritjet e SPAK, por thekon nevojën për më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit.

Prezantimi i strategjisë në kohën e duhur edhe në këndvështrimin e punës që po zhvillohet brenda komisionit të posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Shumë prej çështjeve që komisioni do identifikojë mund të trajtohen nga zbatimi efektiv i kësaj strategjie. Strategjia ka shanset më të mira për t’ia dalë me sukses.

Vëmendja te sektorët e ekspozuara për korrupsionin, Kadastra, shëndetësia, arsimi, administrata tatimore, doganore dhe prokurimet publike, mjaft e mirëpritur. Strategjia është themelore, efektiviteti i saj i vërtetë do përcaktohet nga cilësia e zbatimit. Duhet të shkojmë përtej hetimeve administrative. Na duhet të shohim ndryshim real, të matshëm, sidomos në sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit”, u shpreh Gonzato.

Ambasadori shtoi se strategjia e re kundër korrupsionit, është  gur kilometrik thelbësor në rrugën  e transparencës, llogaridhënies dhe të ardhmes së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Korrupsioni minon institucionet dhe jetët e qytetarëve, pengon zhvillimin  ekonomik dhe pengon rrugët drejt mirëqenies. Për një vend kandidat të BE-së të luftosh korrupsionin është përgjegjësi që u detyrohet qytetarëve që kërkojnë të jetojnë në një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Ky është themeli për anëtarësim në BE.

Anëtarësimi në BE ka të bëjë me vlerat dhe standartet që Shqipëria duhet të mbajë”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.