Lajme

Strategjia Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, Pirdeni: Fokusi, parandalimi i korrupsionit

Ministrja e Shtetit, Adea Pirdeni ka prezantuar këtë të hënë (4 nëntor) Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Pirdeni theksoi se fokusi i veçantë i kësaj strategjie do të jetë parandalimi i korrupsionit. Ajo u shpreh se do të evidentohen ato fusha ku do të jetë më e nevojshme.

Kjo strategji ka një fokus të veçantë luftën kundër korrupsionit në 3 drejtime kryesore. Një fokus të veçantë do të marrë tashmë parandalimi i korrupsionit sepse sot ka rëndësi jetike ndërmarrja e masave sistemike. Kjo qasje e re vjen në linjë me riformatimin e Drejtorisë së Përgjithshme kundër Korrupsionit si strukturë në varësi të Ministrisë së Shtetit me fokus të përcaktuar, specializimin në ato fusha ku do të jetë më e nevojshme të fokusohemi. Fokusi i kësaj drejtorie do të jetë për të garantuar që të gjitha ato masa në nivel parandalues të ecin në një drejtim dhe të vijojnë këtë punë të nisur. Për herë të parë përfshihen në strategji institucionet si entet publike, institucionet e qeverisjes vendore”, tha ministrja.

Pirdeni bëri me dije se do të ketë rishikim të nëj sërë ligjesh, duke përmendur konkretisht ligjin për konflikt interesi, ligjin për financimin e partive poolitike dhe po ashtu do të ketë edhe një ligj të ri për lobimet.

Qasja e strategjisë fokusohet tek parandalimi, duke marrë në konsideratë jo vetëm rrjedhën organike të mekanizmave në luftën kundër korrupsioni, por duke patur parasysh se parandalimi është një mekanizëm jashtëzakonisht i shëndetshëm për të mbajtur strukturat që janë në funksion të shërbimit të qytetarëve brenda mureve të integritetit. Një fokus të veçantë do të ketë modernizimi i legjislacionit, garantimi i zbatimit të  standardeve të BE në këtë fushë. Do të ketë rishikim të një sërë ligjesh thelbësore në luftën kundër korrupsionit, duke përmendur ligjin për konflikt interesi, ligjin për financimin e partive politike, ligje që kanë rëndësi në drejtim të forcimit të mekanizmave denoncimit të korrupsionit dhe një ligj i ri për lobimet”, theksoi ajo.

Pirdeni shtoi se është krijuar një Masë Ekspertize Kritike për të evidentuar ato fusha që janë më vulnerabël ndaj korrupsionit. Fokusi, theksoi Pirdeni, do të jetë në fushën e pronave, Prokurimit Publik, koncesioneve, arsimit shëndetësisë, tatimeve dhe doganave.

Kemi krijuar një masë Ekspertize Kritike për të evidentuar ato fusha ku korrupsioni mund të shfaqet më shumë, që janë më vulnerabël ndaj korrupsionit. Ndaj sot kjo strategji ka një qasje të qartë sektoriale me fokus të veçantë në fushën e pronave, në fushën e Prokurimit Publik, koncesionet, në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe në fushën e tatimeve dhe doganave”, deklaroi ministrja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për ditën e sotme me kthjellime dhe rritje temperaturash

Për ditën e sotme (27 janar) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

4 hours ago

Egnatia në vend të parë, Tirana, Skënderbeu e Laçi gjejnë fitoren

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin e javës së 22-të me dy ndeshjet e fundit; AF…

4 hours ago

Egnatia mposht Vllazninë në Shkodër dhe ngjitet e vetme në krye të renditjes

Një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Egnatias, por…

4 hours ago

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

20 hours ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

20 hours ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

21 hours ago

This website uses cookies.