“Strategjia për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit”, Balla: Viktima të vendoset në qendër të vëmendjes

f0e87a88784d4e3997b0355a0f5e8443

f0e87a88784d4e3997b0355a0f5e8443

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij gjatë prezantimit të “Strategjisë ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030”, garantoi se kjo strategji do të ketë angazhimin e plotë të strukturave të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit për mbrojtjen e viktimave të veprave penale dhe viktimave me nevoja specifike mbrojtjeje.

Balla theksoi se ka ardhur momenti që viktima të vendoset në qendër të vëmendjes.

Mendoj se kemi shumë për të bërë dhe strategjia ka ardhur në momentin e duhur për të vendosur viktimën në qendër të vëmendjes., duke i ofruar të drejtën për informim, akses të ndihmës juridike.

Strategjia për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit do të ketë gjithë angazhimin e plotë të strukturave të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit për mbrojtjen e viktimave të veprave penale dhe viktimave me nevoja specifike mbrojtjeje”, tha Balla.

Ministri u shpreh se duhet incentivuar gatishmëria e viktimave për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për t’i garantuar viktimave integrim në shoqëri.

Ne nuk kemi mekanizmat e duhur se si të vijmë menjëherë në ndihmë dhe incentivojmë gatishmërinë e viktimave që të bashkëpunojnë me drejtësinë, por edhe t’u tregojmë se shoqëria nuk i stigmatizon, por përkundrazi i vlerëson dhe u lë të kuptojnë se jeta pas këtij momenti do jetë shumë më e bukur.

Duhet t’i garantojmë integrim. Na duhet të bëjmë ç’është e mundur, për ta jetësuar”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.