Categories: LajmePolitikë

Strategjia për Rininë, ambasadori i BE: Të investojmë në sistemin arsimor dhe tregun e punës

Investimi në sistemin arsimor dhe më pas në tregun e punës për të rinjtë, për ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato është thelbi i zhvillimit të tyre dhe krijimit të një të ardhme më të mirë si për Shqipërinë dhe për BE-në. Në konferencën e zhvilluar për 1-vjetorin e zbatimit t2 Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, Gonzato tha se është mjaft e rëndësishme që rinisë shqiptare t’u  kthehet besimi tek institucionet dhe merita e punës në mënyrë që ata të mos e shohin të armen e tyre larg vendlindjes.

“Në rast se Shqipëria nuk zhvillohet atëherë të rinjtë do largohen. Shumë janë larguar, por nëse u ofrohet mundësia do kthehen në Shqipëri. Një gjë që kam mësuar se shqiptarët duan të shikojnë një të ardhme të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në BE. Konferenca e sotme është shumë e rëndësishme pasi është test për vendosmërinë tonë për t’i dhënë të rinjve këtë mundësi. Përmes fondeve dhe projekte nuk duhet të zhgënjejmë rininë shqiptare që nuk është vetëm e ardhmja e vendit tuaj, por edhe e të gjithë BE-së. Në këtë përpjekje ne jemi të bashkuar. Strategjia jep kuadrin e duhur për politikat tona, por parakushti është që ne të rivendosim besimin tek institucionet, tek sistemi i drejtësisë, besim tek fakti që merita dhe profesionalizmi shpërblehen. Të rinjtë duhet të kuptojnë se në rast se punojnë fort përpjekjet e tyre do japin fryte”, tha Gonzato.

Gjithashtu ambasadori shtoi se krahas arsimimit, duhet që të ndiqen politika nxitëse për punësimin e të rinjve.

“Elementi i rëndësishëm i strategjisë është sistemi arsimit, ku BE ka filluar të investojë në formë masive në sistemin arsimor duke modernizuar ambientet shkollore përmes programeve të ndryshme. Vetëm arsimi nuk mjafton. Ne duhet të ofrojmë edhe mundësi për punësim. Plani i rritjes krijon mundësi për këto rritje, që duhet të jetë e qëndrueshme dhe duhet të ketë investime në kapitalin njerëzor. Duhet të marrim masa që kjo rritje të ketë lehtësime dhe përfitime për të rinjtë nga shkollimi te tregu i punës. Garancia rinore është projekt i BE, që subvencionohen kompani që të marrin në punë të rinj që të përfitojnë duke marrë përvojë në punë”, tha Gonzato.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

5 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

5 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

6 hours ago

This website uses cookies.