Strehë dhe mundësi për personat e braktisur – Në 7 qendrat e projektit “Shpresë” në Shkodër, trajtohen 63 persona me aftësi të kufizuara 

suela ndoja shprese dhe mundesi

I krijuar 30 vite më parë nga punonjësja sociale italiane , Silvana Vinjali, projekti “Shpresë” në Shkodër  është streha dhe përkujdesja ndaj personave të braktisur  me probleme te theksuara të shëndetit mendor dhe fizik. 

Projekti ,që mbështetet nga donatorë të huaj dhe Bashkia Shkodër, funksionon përmes 7 shtëpive familje, që strehojnë aktualisht  63 persona.

Drejtuesi i projektit, Luigj Mila, thotë se janë të vazhdueshme kërkesat për strehimin pranë kësaj qëndre të personave me probleme të tilla.

Psikologia klinike pranë dy qendrave ditore të projektit, Suela Ndoja, thekson se synimi kryesor është ndihma ndaj  këtyre persona për t’u aftësuar dhe integruar.

 Pavarësisht se një mison I tillë përballet me sfida të shumta, ajo thotë se në disa raste është arritur  aftësim dhe integrimi i tyre.

Rreth  90% e të strehuarve në 7 qendrat e projektit,  janë persona të braktisur  nga familja, kryesisht nga qarku i Shkodrës, ndërsa 10% janë të ardhur nga Tirana, Elbasani ,Saranda e zona të tjera.

 Emigracioni dhe varfëria vlerësohen si arsyet  kryesore që çojnë në braktisjen e personave me aftësi të kufizuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.