I krijuar 30 vite më parë nga punonjësja sociale italiane , Silvana Vinjali, projekti “Shpresë” në Shkodër është streha dhe përkujdesja ndaj personave të braktisur me probleme te theksuara të shëndetit mendor dhe fizik.
Projekti ,që mbështetet nga donatorë të huaj dhe Bashkia Shkodër, funksionon përmes 7 shtëpive familje, që strehojnë aktualisht 63 persona.
Drejtuesi i projektit, Luigj Mila, thotë se janë të vazhdueshme kërkesat për strehimin pranë kësaj qëndre të personave me probleme të tilla.
Psikologia klinike pranë dy qendrave ditore të projektit, Suela Ndoja, thekson se synimi kryesor është ndihma ndaj këtyre persona për t’u aftësuar dhe integruar.
Pavarësisht se një mison I tillë përballet me sfida të shumta, ajo thotë se në disa raste është arritur aftësim dhe integrimi i tyre.
Rreth 90% e të strehuarve në 7 qendrat e projektit, janë persona të braktisur nga familja, kryesisht nga qarku i Shkodrës, ndërsa 10% janë të ardhur nga Tirana, Elbasani ,Saranda e zona të tjera.
Emigracioni dhe varfëria vlerësohen si arsyet kryesore që çojnë në braktisjen e personave me aftësi të kufizuara.
Studentët e Departamentit të Arteve, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, i kanë dhënë jetë…
Sipas specialistëve, vdekshmëria për shkak të sëmundjeve të zemrës sa vjen e rritet, ndërkohë që…
I gjithë qyteti përshkohet nga korsitë e bicikletave, të cilat vijojnë edhe në unazat lindore…
Marrja e ilaçeve pa konsultim me mjekun, konstatohet shpesh herë edhe në Shkodër. Një nga…
Prej vitesh, qindra familje në zonën pranë Varrezave të Dëshmorëve, në periferi të Shkodrës, nuk…
Policia e Shkodrës njofton prodecimin penal për 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Një…
This website uses cookies.