Categories: LajmeSociale

Strehëz e dytë për katërputrakët, kryebashkiaku Benet Beci inspekton strehëzën e qenve endacakë

Ndërtimi i strehëzës provizore të qenve endacakë nga Bashkia Shkodër ka sjellë edhe përmiresimin e situatës lidhur me praninë e tyre në rrugët e qytetit. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër këtë strehëz, e cila është vënë në funksion të plotë ndërkohë që është e paisur me kushtet e domosdoshme,  por edhe me mjekët veterinerë në shërbim të katërputrakëve.

Ai u shpreh se ka një situatë të përmirësuar ndjeshëm në rrugët e qytetit, çka është evidentuar edhe nga qytetarët, ndërkohë që pritet që të nisë puna edhe për ndërtimin e strehëzës pranë ish-repartit ushtarak.

Bashkia Shkodër, me nisjen e këtij viti e ka pasur në fokus të punës së saj largimin nga rrugët e qytetit të qenve endacakë, një pjesë e të cilëve  ishin kthyer në rrezik serioz për banorët. Falë punës nga Drejtoria e Bujqësisë e Bashkisë Shkodër është bërë grumbullimi i tyre dhe strehimi pranë dy strehëzave që janë nën administrimin e saj, por duke vijuar edhe bashkëpunim me shoqatat që merren me mbrojtjen e katërputrakëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

10 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

10 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

10 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

10 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

10 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

10 hours ago

This website uses cookies.