Strehëz e re për qentë endacakë – Malaj: Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një klinike veterinare

Brenda një kohe të shkurtër pritet që të nisë puna për ndërtimin e një strehëze të re në Shkodër, për trajtimin e qenve endacak.
Strehëza që do të ndërtohet në territorin e ish- repartit ushtarak të Rrencit do të ketë një kapacitet për 100 qen endacak, bën të ditur për RTSH , Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Bashkia Shkodër Sokol Malaj.
Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një klinike veterinare, thekson Malaj.
Strehimi i tyre shihet si një hap pozitiv i cili kërkon më shumë kapacitet. Dhe për të gjithë ata që i duan kafshët, strehëza mundëson dhe adoptimin e tyre.