Studentë të USH dhurojnë gjak/Njësitë e dhuruara nga studentët në ndihmë të fëmijëve talasemik

IMG 20231116 WA0005
Pranë fakultetit ekonomik në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” sot u organizua një seancë vullnetare dhurimi gjaku me iniciativën e KRYQI KUQ Shqiptar dega Shkodër me mbështetjen e departamentit të infermerisë dhe me prezencën e Qendrës Kombëtare të Transfuzinit të Gjakut.
Ndërsa të gjitha njësitë e dhuruara nga studentët do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve talasemik. Koordiantorja e Kryqit të Kuq Gjinaj thotë se nevojat për transfuzion gjaku janë të mëdha,jo vetëm për pacientët që vuajnë nga Talasemia por edhe për raste të tjera. Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i bashkohen seancaveh vullnetare të dhurimit të gjakut në ndihmë të personave që vuajnë nga Talasemia.