Studentët e Mjekësisë në protestë: Të anulohet ligji, nuk do ndalemi

Ndërsa sot nis viti i ri akademik,  Universiteti i Mjekësisë duket se po përballet me mungesën e studentëve, të cilët zgjodhën që ditën e parë ta nisnin me protestë, në kundërshtim të ligjit që i detyron ata të punojnë 3-5 vite në Shqipëri, në mënyrë që të diplomohen.

Gazetarja e RTSH-së, Sonila Mlloja raportoi drejtpërdrejtë nga protesta e studentëve, ndërsa pasqyroi dhe deklaratat e tyre.

Ndodhem në një prej ambienteve të një prej fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë. Studentët kanë vendosur të protestojnë dhe bojkotojnë vitin akademik 2023-2024. Ligji i detyron ata të punojnë 3-5 vite në institucionet publike shtetërore.

Mjekësia bojkoton, thërrasin studentët.

Studentët e vitit të parë janë te rektorati i Universitetit pasi janë pjesë e ceremonisë së marrjes së bluzave të bardha. Studentët e vitit të parë do i bashkohen protestës së studentëve të viteve të tjera”, tha Mlloja.

Një prej studenteve të vitit të katërt të mjekësisë, deklaroi se protestat e tyre nuk do të ndalen, ndërsa e cilësoi ligjin si të padrejtë.

Ajo po ashtu u shpreh se paralelisht me protestat, do të procedojnë edhe me hapin ligjor që kanë zgjedhur për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Mendoj që e kemi dhënë mesazhin para dy muajsh dhe vazhdojmë të themi të njëjtën gjë. Supozohet të filloja ciklin në spital por fatkeqësisht jemi këtu për të lobuar fort për padrejtësisë që na janë bërë.

Po bojkotojmë sepse nuk është normale të na mbajnë pa dëshirë në vende të punës ku duhet të jemi shtresa e shoqërisë që duhet të mbështetemi më shumë.

Ne kërkojmë anulimin e ligjit. Ligji kaloi në mënyrë të padrejtë dhe kërkojmë anulimin e tij sepse ligji është i padrejtë.

Është një hap shtesë që shkon paralel me hapin ligjor që ne kemi zgjedhur për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Ne jemi të vendosur dhe nuk jemi të përçarë.

Kemi kontaktuar me pedagogë të cilët janë në mbështetjen tonë. Do kemi protesta të vazhdueshme. Fatkeqësisht ne studentët e mjekësisë viti i 6-të po digjet për shkak të këtij ligji”, u shpreh një prej studenteve.

Qeveria mori më 5 korrik vendimin në lidhje me diplomimin e studentëve të mjekësisë. Sipas ligjit, studentët e vitit të parë të Universitetit të Mjekësisë, që të pajisen me diplomë, do u duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, dhe më pas mund të bëjnë tërheqjen e diplomës.

Ndërsa studentëve nga viti i dytë në të gjashtin, do u duhet që të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen se do të qëndrojë: përkatësisht studentët nga viti i dytë në të katërtin, tre vite punë në Shqipëri para diplomimit; dhe studentët e vitit të pestë dhe të gjatë të Mjekësisë, 2 vite punë me qëllim diplomimin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…

17 hours ago

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

17 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

17 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

19 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

19 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

19 hours ago