Studentët e Mjekësisë rikthehen në auditore pas protestave

univeristet

univeristet

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë pas më shumë se një muaji bojkot do të rikthehen në auditore.

Ky vendim i tyre erdhi pas takimit të zhvilluar sot me rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, i cili u ka pohuar se do t’i mbështesë deri në daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin që i detyron të punojnë me 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

“Në takimin e sotëm ne morëm garanci nga rektori ku na thotë se do e zgjidhim në mënyrën më të mirë që mos të ketë asnjë pengesë për studentët deri në daljen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Do të kthehemi të qetë në mësim, por nëse ky premtim do të shkelet do t’i kthehemi sërish protestave”, tha një student për mediet.

Studenti u shpreh se “që nesër do kthehemi sërish në auditorë”.

Prej gati 4 javësh studentët e Mjekësisë kanë zhvilluar një sërë protestash ku kanë kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë me 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Në 6 korrik, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për “Trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Përmes tij qeveria vendosi detyrimin për studentët e mjekësisë të punojnë të paktën 2-5 vite pas diplomimit në Shqipëri, ose në të kundërt të paguajnë një tarifë që përkon me koston për arsimimin e tyre.

Bordi i administrimit vendosi që çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.