Studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin, marshojnë para Ministrisë së Arsimit
Studentët e Universitetit të Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë mësimin prej gati dy javësh duke kundërshtuar kategorikisht ligjin që i detyron ata që të punojnë në Shqipëri me qëllim marrjen e diplomës.
Ndonëse Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë përcaktoi koston prej 2500 eurosh për studentët të cilët përfundojnë studimet dhe duan të tërheqin diplomën pa qenë nevoja të punojnë në Shqipëri, studentët kanë dalë sërish këtë të mërkurë në protestë përpara Ministrisë së Arsimit.
Studentët kërkojnë jo vetëm përballje me Ministren Ogerta Manastirliu, por gjithashtu anulimin e ligjit.